PROUD TO BE ALBANIAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR

Shko poshtė

KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR Empty KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR

Mesazh nga **_ALBANIAN_** Wed May 07, 2008 6:43 pm

KAKA
Emri i plotė: Ricardo Izecson dos Santos Leite
Ditėlindja: 22 prill 1982
Vendlindja: Brasilia, Brazil
Gjatėsia: 1.86 m
Pozita e lojtarit: Lojtar mesfushor, sulmues mesfushor
Klubi aktual: A. C. Milan
Numri: 22
Vitet: 2001-2003 Sao Paulo; Paraqitjet nė fushė: 58; Numri i golave: 23
2003 - vazhdon tė luajė nė A. C. Milan; Numri i paraqitjeve nė fushė: 132; Numri i golave: 39 Ekipi kombėtar: 2002 - vazhdon tė luajė pėr Brazilin; Numri i paraqitjeve nė fushė: 050; Numri i golave: 31
Ricardo Izecson dos Santos Leite (i lindur mė 22 prill 1982 nė Brasilia), i mirėnjohur si Kaka, ėshtė futbollist mesfushor brazilian i cili luan pėr ekipin kombėtar tė Brazilit si dhe pėr klubin e futbollit A. C. Milan.
KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR Kakath10

Fėmijėria dhe rinia e hershme
Kaka u lind nė familjen e Simone Cristina dos Santos Leite dhe Bosco Izecson Pereira Leite. Ai ka njė vėlla mė tė ri, Rodrigo (i njohur si Digao) i cili i ka ndjekur hapat e Kaka-s dhe luan nė Itali.
Nė shtator tė vitit 2000, nė moshėn 18 vjeēare, Kaka u pėrball me njė frakturė nė kurriz e cila ka mundur t’i shkaktojė paralizė dhe ka mundur t’ia shkatėrrojė karrierėn e mėtutjeshme. Kjo frakturė edhi si rezultat i njė aksidenti nė pishinė por pėr ēudi, Kaka arriti tė shėrohej plotėsisht. Vitin qė pasoi, Kaka u rikthye nė terren tė futbollit, si lojtar rezervė nė Finalen e Tornero Rio dhe mė kėtė rast, ai shėnoi dy gola, midis tjerash edhe golin qė solli fitoren pėr mė pak se pesė minuta. Ai e lidh shėrimin e tij me Zotin dhe qė nga atėherė, ai vazhdimisht e ndan njė pėrqindje tė mirė tė tė ardhurave tė tij pėr kishėn.
Karriera
Nė vitin 2000, kur Kaka ishte 17 vjeēar dhe gjersa ishte nė ekipin e juniorėve tė Klubit tė Futbollit Sao Paulo, klubi i tij vendosi ta transferojė Kaka-n nė klubin e futbollit Gaziantep, i cili garonte nė ligėn e parė tė Turqisė. Ky klub e hodhi poshtė kontratėn duke refuzuar tė paguajė ēmimin prej 1.5 milionė dollarėsh pėr transferimin e tij. Kaka debutoi pėr klubin Sao Paulo nė janar tė vitit 2001, duke shėnuar 12 gola nė 27 ndeshje futbolli si dhe 10 gola nė 22 ndeshje futbolli gjatė sezonit tė ardhshėm. Shumė shpejt, mėnyra e tij e lojės filloi ta tėrhiqte vėmendjen e klubeve evropiane. A. C. Milan, si fitues i posa shpallur i Ligės sė Kampionėve 2003, e pranoi nė klub nė vitin 2003, pėr 8.5 milionė dollarė, honorar ky qė mė vonė nga pronari i klubit Silvio Berlusconi u quajt si honorar “pa vlerė”. Pėr mė pak se njė muaj, ai e theu formacionin e parė dhe qė nga atėherė ka mbetur nė kėtė klub. Debutimi i tij nė Serie A ishte nė lojėn kundėr A. C. Ancona me ē’rast A. C. Milan fitoi me rezultat 2:0. Ai i shėnoi 10 gola nė 30 ndeshje futbolli gjatė kėtij sezoni, kurse A. C. Milan e fitoi Super Kupėn e Evropės dhe Kupėn e Scudetto-s. Transferimi i sulmuesit tė mėparshėm tė A. C. Milan Andriy Shevchenko nė KF Chelsea pėr sezonin 2006-07 i mundėsoi Kaka-s qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes si sulmues i A. C. Milan. Qė nga 2 maji i vitit 2007, Kaka ėshtė aktualisht golashėnuesi mė i mirė pėr vitin 2006/07 nė Ligėn e Kampionėve UEFA, me 10 gola tė shėnuar, tė cilėt janė treguar si katalizatorė tė vėrtetė tė cilėt e kanė kthyer A. C. Milan prapė nė finalen e Ligės sė Kampionėve. Pas fitores bindėse nė lojėn kthyese nė San Siro, mė 2 maj me ē’rast A. C. Milan e mposhti kampionin e Anglisė, Manchester United, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Fergusson e shpalli lojtarin Kaka si njė nga dy lojtarėt mė tė mirė nė botė, sė bashku me lojtarin e klubit tė tij Cristiano Ronaldo. Vetėm njė muaj mė parė, njė komision i ekspertėve, i formuar nga gazeta italiane Gazzetta dello Sport e kishte shpallur lojtarin Kaka futbollistin mė tė mirė tė botės. Mė 23 maj 2007, Kaka fitoi pėr herė tė parė nė Ligėn e Kampionėve. Kaka e shėnoi golin e dytė pėr Filippo Inzaghi si dhe fitoi tė drejtėn pėr gjuajtje tė lirė pėr golin e parė tė shėnuar mė parė nė finale.
KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR Kakath11

Ekipi kombėtar
Kaka debutoi nė Selecao nė janar tė vitit 2002 nė lojėn kundėr ekipit tė Bolivisė. Ai ishte pjesė e ekipit, i cili e kishte fituar Kupėn Botėrore tė FIFA-s nė vitin 2002, por Kaka luajti vetėm 19 minuta, dhe atė vetėm nė lojėn e xhiros sė parė kundėr Kosta Rikės. Gjatė lojės finale kundėr Gjermanisė, flitej qė trajneri Luis Felipe Scolari do ta mbante Kaka-n si lojtar rezervė, por ai nuk arriti tė luajė meqė arbitri nuk e vėrejti duke bėrė me dorė nė vijėn anėsore pėr tė hyrė nė fushė.
Nė vitin 2003, Kaka ishte kapiten pėr turneun e Kupės sė Artė, ku Brazili arriti tė plasohej nė vendin e dytė. Ai po ashtu u shpall si njė nga njėmbėdhjetė lojtarėt mė tė mirė tė turneut. Mė 29 qershor 2005, ai shėnoi gol nė lojėn kundėr Argjentinės, tė cilėn e fituan me rezultat 4:1 nė finalen e Kupės sė Konfederatės 2005. Ai e zuri vendin e dhjetė pas votimit pėr Lojtarin e Vitit tė FIFA 2004, kurse njė vit mė vonė, u plasua dy vende mė lartė.
Kaka filloi tė luajė nė finalen e Kupės Botėrore FIFA 2006 duke dhėnė golin e parė dhe tė vetėm nė lojėn kundėr Kroacisė, ku fituan me rezultat 1:0, nė ndeshjen e parė tė Brazilit. Pėr fat tė keq, ai nuk mundi ta mbante kėtė vrull edhe gjatė pjesės tjetėr tė turneut, meqė Brazili u mposht keq nga ekipi kombėtar i Francės nė ēerekfinale. Pėrkundėr namit tė tij tė formuar pėr Kupėn Botėrore, ai ia doli ta ruajė pozitėn e tij fillestare nė mes tė ekipit tė sapo formuar tė talentėve tė rinj tė trajnerit Dunga pėr ndeshjet miqėsore qė zhvillohen pas pėrfundimit tė Kupės Botėrore. Mė 3 shtator 2006, ai shėnoi njė nga golat e tij mė brilant pėr Brazilin, duke e marrė topin i cili kishte ikur nė drejtim tė kundėrt tė goditjes nga kėndi nė ekipin e Argjentinės dhe arriti ta mbajė topin pėr tri tė katėrtat e fushės dhe tė shėnojė gol.
Mė 12 maj 2007, ai citohet tė ketė thėnė lidhur me orarin e lodhshėm tė Serisė A, Ligės sė Kampionėve dhe ndeshjeve tė ekipit kombėtar, se haptazi do tė tėrhiqet nga garat pėr Copa America 2007. “Nuk kam pasur pushim gjatė kėtyre tri sezoneve tė fundit. Nuk do tė jem nė formė tė arrij atė qė pritet prej meje nė njė nivel ndėrkombėtar”. Dunga i dha kėsaj deklarate njė notė optimiste, duke deklaruar qė edhe pse nuk ishte i lumtur me vendimin e Kaka-s, megjithatė mungesa e tij do tė krijonte njė vend tė lirė pėr ndonjė lojtar qė nuk ėshtė shfrytėzuar aq shumė.
KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR Kakath12

Jeta personale
Nė vitin 2005, mu dy ditė para Krishtlindjeve, Kaka u martua me tetėmbėdhjetėvjeēaren, Caroline Celico. Ajo u lind mė 26 korrik 1987 dhe ėshtė vajza e Rosangela Lyra, drejtoreshės sė Dior-it nė Brazil si dhe ndėrmarrėsit Celso Celico. Carolina dhe Kaka njoftuan nė vitin 2001, kur ajo ishte studente kurse ai luante pėr KF Sao Paulo. Nė dasmė ishin tė ftuar 600 mysafirė, duke pėrfshirė kėtu edhe kolegėt e tij, futbollistėt brazilianė si Cafu, Ronaldo, Adriano, Dida, Julio Baptista, pastaj trajneri i atėhershėm i Brazilit Carlos Alberto Parreira. Pėr momentin, Caroline ėshtė studente e universitetit nė Milano, ku ajo planifikon tė diplomojė nė degėn e biznesit.

Nofka
Nofka e tij shqiptohet ashtu si shkruhet, kurse theksi bie nė rrokjen e dytė. Ėshtė njė shkurtesė e rėndomtė e emrit “Ricardo” nė Brazil. Megjithatė, nė rastin e Kaka-s, kjo nofkė lindi nga i vėllai mė i vogėl Rodrigo, i cili e thėrriste “Caca” pėr shkak se ishte e pamundur pėr tė ta shqiptonte emrin “Ricardo”, dhe nė fund kjo nofkė u shndėrrua nė “Kaka”. Mediet evropiane shpesh e thėrrasin edhe “Ricky Kaka”.
KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR Kakath13

Informata shtesė
Ai ka shėrbyer si ambasador kundėr urisė pėr Programin Botėror tė Ushqimit tė Kombeve tė Bashkuara qė nga nėntori i vitit 2004 dhe ishte ambasadori mė i ri nė kohėn kur u pėrzgjedh nė kėtė detyrė. Ai e lėshoi rastin pėr tė marrė fanellėn me numrin 10 pėr A. C. Milan pas largimit tė Rui Costa-s nė vitin 2006, pėrkundėr kėrkesės sė shumė tifozėve tė A. C. Milan tė cilėt insistonin se ai duhet ta veshė atė. Kaka ka njė play station portabėl; lojėrat e tij mė tė dashura janė FIFA 2000, FIFA 07, Tiger Woods PGA Tour 07, NBA 07 si dhe Need for Speed Underground 2. Pele njė herė e ka pėrshkruar si lojtar i cili posedon “Teknikė braziliane tė pėrzier me fuqinė evropiane”. Kaka e ka dhėnė betimin si nėnshtetas italian mė 12 shkurt 2007 por megjithatė nuk ka tė drejtė tė luajė pėr ekipin kombėtar tė Italisė sepse tashmė ka luajtur pėr ekipin kombėtar tė Brazilit.
KAKA' GJITHCKA MBI KTE LOJTAR Kakath14
Ēmimet
Brenda Klubit
Torneio Rio-Sao Paulo 2001
Super Kampionati Paulista 2002
Super Kupa Evropiane: 2003
Seria A: 2004
Super Kupa Italiane: 2004
Liga e Kampionėve UEFA 2004-05: Fitues tė vendit tė dytė
Kupa Botėrore FIFA: 2002
CONCACAF Kupa e Artė: Fitues tė vendit tė dytė
Kupa e Konfederatės: 2005
Liga e Kampionėve UEFA: 2006-2007

Ēmimet Individuale
Bola de Ouro (Topi i Artė; Lojtari mė i mirė i Ligės braziliane), 2002
2003 CONCACAF Kupa e Artė Best XI
Ēmimi pėr Klubin e Futbollit UEFA 2004-05, Mesfushori mė i mirė
Lojtari i Huaj i Vitit nė Serinė A, 2004, 2006
Futbollisti i vitit nė Serinė A, 2004
Ekipi i Vitit UEFA 2006
FIFProWorld XI 2006
Golashėnuesi mė i mirė nė Ligėn e Kampionėve UEFA; 2006-2007
**_ALBANIAN_**
**_ALBANIAN_**
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 51
Registration date : 28/02/2008

https://milan.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi