PROUD TO BE ALBANIAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turneu i talenteve te huaj ne Itali

4 posters

Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga Leo8586 Sun May 11, 2008 1:16 pm

Te nderuar miq te forumit sic e dini cdo vit ne Brescia comuniteti i extracomunitareve organizon nje turne futbolli.Ky turne ka per qellim bashkimin e kulturave te ndryshme edhe pse jo zbulimin e ndonje talenti qe per arsye te ndryshme nuk eshte zbuluar akoma.Ne kete turne padyshim merr pjese edhe SHQIPERIA.Ndeshja e fundit u zhvillua me 10.05.2008, me ekipin modest te ALGJERISE, ne fushen sportive "BADIA" ku shqiperia ka zhvilluar nje loje shume te bukur edhe pse ka fituar me rezultatin e ngushte 2-1, rastet nuk kane munguar per shqiperine por sulmuesit kane shperdoruar shume.Ne sy kane rene shume futbolliste te talentuar por mbi te gjithe eshte dalluar nje miku jone i forumit qe ju e njihni shume mire, e kam fjalen per SAIMON.Kur rezultati ishte 1 me 0 dhe shqiperia po vuante pak nga sulmet e algjerianeve per te barazpeshuar gjithcka edhte dashur Saimon i cili me nje finte te bukur ka shmangur nje mbrojtes dhe eshte vene perballe portierit,e kur te gjithe prisnin golin ai eshte penguar ne menyre ta parregullt nga algjerianet.Arbitri shume prane aksionit ka akorduar nje 11-metersh.Kundershtaret protestojne sepse pretendojne te kene hequr topi, por arbitri eshte shume i vendosur.Nga pika e bardhe shkon Saimon i cili nuk gabon portieri ne te majte topi ne te djathte, tifozeria ne delir.Saimon ka bere dhe disa gjera te bukura gjate ndeshjes ku ka rene ne sy gjate gjithe ndeshjes.Me kete fitore SHQIPERIA eshte ngjitur ne vendin e dyte me 9 pike ( 3 fitore, 1 humbje).Ndeshja e radhes me date 17.05.2008 ora 15.00 me kryesuesit e SENEGAL.Ndeshje shume e forte duke pare klasifikimin, perballje midis individuliteteve te senegal dhe grupit te fuqishem dhe luftarak te djemve tane.Ne ju presim sa me te shumte per te mbeshtetur flamurin tone.I urojme suksese ekipit tone e mbi te gjitha suksese mikut tone nga i cili presim shume gola.
Leo8586
Leo8586

Numri i postimeve : 30
Registration date : 19/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga LEDI Wed May 14, 2008 10:39 am

Forza SAIMON!!!!!Forza SHQIPERIA
LEDI
LEDI
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 81
Location : italy
Registration date : 12/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga Blerta Thu May 15, 2008 2:23 pm

sa turne kan fillu me u bo

po per femrat ka re?
Blerta
Blerta
VIP
VIP

Numri i postimeve : 27
Age : 37
Registration date : 24/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga Leo8586 Sun May 18, 2008 1:32 pm

Do ta bejne vitin tjeter
Leo8586
Leo8586

Numri i postimeve : 30
Registration date : 19/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga Leo8586 Sun May 18, 2008 2:21 pm

Shqiperia zhgenjen!!!!!!!
Miq te dashur nuk mund te mungonim edhe kete jave per tju informuar per ecurine e djemve tane.Per fat te keq shqiperia eshte mundur me rezultatin 2-0 nga kryesuesit e Senegal.Ndeshja u zhvillua ne fushen sportive "San Filippo" ku kushtet atmosferike nuk premtonin per nje ndeshje te bukur edhe pse te dyja ekipet ishin teper te motivuara.Pritej spektakel por terreni ishte shume i keq qe nuk lejonte sidomos ekipit tone te bente lojen e tij duke qarkulluar topin .Te kthehemi tek ndeshja ekipi yne paraqitej me formacion krejt te inventuar per shkak te mungesave te shumta("pezullime e demtime").Ekipi yne luante me modulin 4-5-1(ku debutonte numri 13 miku jone i forumit Ledi) kundrejt nje 4-4-2 te senegalezeve.Loja nis e qete me raste te shumta nga te dyja portat por jane senegalezet qe kalojne ne avantazh me nje goditje te bukur te numrit 5.Lojes i ka rene ritmi dhe ndihet pak mungesa e titullareve tone.Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 1-0 per senegal.Fillon pjesa e dyte me nje zevendesim per ekipin tone del 13.Ledi dhe hyn numri 11.Dicka ndryshon ne lojen tone por pa ndryshuar rezultatin.Miku yne Saimon duket shume i lodhur dhe trajneri mendon te ndryshoje, futet nje debutant numri 17.Leo8586(anetar i furumit) dhe del 5.Saimon.Shqiperia shtyn me shume por pa rezultat.Ndryshim tjeter per ekipin tone del bomberi numer 7 ( i cili sot ishte ne hije) dhe hyn trajneri-futbollist.Nje zevendesim taktit per ti dhene me shume kurajo djemve per te barazuar.Mungojne edhe 5 minuta nga perfundimi kur nje ikje e bukur ne fundore e numrit 3 te senegalezeve i cili kroson shume bukur per bomberin numer 5. i cili shenon pa problem duke dyfishuar rezultatin.2-0 dhe duket se gjithcka ka perfunduar, por shqiperia kerkon te shenoje golin e nderit.Nje kundersulm i bukur i ekipit tone i cili eshte mbyllur me nje nderhyrje te gabuar te senegalezeve ne zonen e rreptesise, te gjithe kerkojne penallti (Edhe senegalezi e ka kuptuar gabimin e tij)por arbitri nuk eshte i ketij mendimi. Mbyllet takimi 2-0 per Senegal.Edhe pse kishte shume mungesa ekipi yne tregoi karakter dhe deshire per ta nderuar fanellen e Shqiperise.Ndeshja e ardhshme ne fushen sportive " Badia" me amrikano-latinet.I urojme suksese dhe fat djemve tane.
Leo8586
Leo8586

Numri i postimeve : 30
Registration date : 19/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga Leo8586 Sat May 24, 2008 10:58 pm

Shuhet endrra e Shqiperise!!!!!!!!!!!!!

Miq te dashur kur te gjithe presin verdiktin e fundit ne Itali me ndeshjen Roma-Inter gjithashtu pritej me padurim edhe ndeshja e fundit e ekip tone kunder Amerikano-Latineve, thene ndryshe “El Chicos”.Ky kontinent i cili na ka dhuruar shume emocione ne arenen boterore, por ketu gjithcka eshte ndryshe.Sic e keni marre vesh edhe gjate javes kur komisioni i disiplines ka perdorur dore te forte kundrejt ekipit tone duke pezulluar 6 nga titullaret e padiskutueshem.Duke pare edhe rezultatet e tjera Shqiperia ka pak mundesi per te kaluar ne fazen tjeter( Fitore dhe duke shpresuar ne ne nje gabim te ganezeve).Kalojme tek ndeshja e cila zhvilllohej ne Fushen sportive “Badia” me nje terren te pelqyeshem duke patur parasysh edhe kushtet atmosferike.Shqiperia luan me nje modul teper ofensiv 4-3-3 cka tregon deshiren e madhe per te fituar, ndersa kundershtaret me nje 4-4-2 te mirefillte.Ndeshja fillon ne nje menyre agresive nga ana jone ku vihej re edhe nje fare nervozizmi.Duhen dashur 15’ qe rezultati te zhbllokohej, ikje e bukur e nr.14 nga e majta i cili pasi ka shmangur bukur nje mbrojtes ka goditur me nje te majte preēize duke kaluar ekipin tone ne avantazh.Loje shume e bukur dhe e forte ku te dyja ekipet mundohen te zoterojne mesfushen e te gabojne sa me pak.Kur gjithcka dukej ne kontroll nga ana jone A.L kane ndeshkuar me nje gjuajtje te bukur nga 20 m duke vene gjithcka ne barazpeshe.Perfundon pjesa 1° 1-1.Ne pjesen e dyte ekipi yne shfaqet me modulin 4-4-2 dhe nje rivendosje te disa lojtareve.Loje e bukur nga ana jone ku duheshin pritur 10’ per te marre frutet e ketij ndryshimi, Shqiperia dyfishon me kapitenin e saj i cili nuk mund te gaboje i vetem perballe portierit kundershtar. Kane kaluar vetem 5’ dhe A.L godasin perseri duke ēuar rezultatin 2-2.Hapet gjithcka ku surprizat nuk kane te mbaruar.Loja eshte shume e ekuilibruar ku nje gabim mund te kushtoje shume shtrenjte. Episod i shemtuar nga ana e A.L ku lojtari me nr.10, i cili deri ne ate moment kishte shkelqyer me dygoleshin e tij, ka kerkuar penallti dhe kur ka pare qe kjo gje i eshte mohuar nga arbitri ai e ka fyer duke detyruar drejorin e gares ta ndeshkoje me karton te kuq.Kundersulm shume i bukur i A.L ku fitojne nje goditje denimi teper te rrezikshme.Distanca 18 m , merr vrull nr.4 i cili e ka derguar topin ne rrjete.Befasohet perseri ekipi yne duke shuar shpresat perfundimisht.Arbtri mendon se nuk ka me kohe dhe ka perfunduar gjithcka.Shqiperi – A.L 2-3.Eshte mbyllur keshtu pra ne menyren me te shemtuar aventura e ekipit tone.Sezon shume i veshtire dhe zhgenjyes per Shqiperine.Shpresojme qe vitin tjeter ekipi yne te jete me i forte dhe te na dhuroje me shume emozione.
Leo8586
Leo8586

Numri i postimeve : 30
Registration date : 19/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga **_THE GODFATHER_** Wed May 28, 2008 11:25 am

leo hallall lal, te falenderoj per punen qe ke bere . Ke dhen nje kontribut shume te qarte me kto qe ke shkruajtur.

shpresojm qe vitin tjeter te bejm nje ekip me te fort e te mund te synojm titullin.
**_THE GODFATHER_**
**_THE GODFATHER_**
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 114
Location : ITALIA
Registration date : 27/02/2008

https://milan.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turneu i talenteve te huaj ne Itali Empty Re: Turneu i talenteve te huaj ne Itali

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi